Skip to content

EMRI/ Kush është 21-vjeçari nga Kamza që kërcënoi me jetë familjen e kandidates demokrate për deputete

Posted on July 28, 2025July 28, 2025 By Isi

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me thikë familjarët e ish-kandidatës demokratë për deputete në Sarandë. Në kërkim është shpallur shtetasi, Mariglen Bajrami.

Ka qenë vetë ish-kandidatja për deputete, Matilda Qurku që ka postuar pamje nga momenti që i riu i është afruar babait të saj me thikë në dorë, të cilën e mbantë të fshehur pas shpine.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku.

“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.”, shprehet ajo ndër të tjera.

Qurku i bën thirrje qytetarëve që nëse e shohin 21-vjeçarin të lajmërojnë policinë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Hënë 28 Korrik 2025
Next Post: “Jepi gaz se ka armë! Na ndihmo, po na vret”- Ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet dhe denoncon: Ky person kërcënoi familjen time me thikë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme