Aksident i shumëfishtë në aksin Fier-Lushnjë (Detaje)

47

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur ne vendin e quajtur “pushimi shoferit” në autostraden Lushnjë-Fier.

Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale por është bllokuar qarkullimi rrugor duke shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në autostradë.

Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka devijuar kalimin e mjeteve nga autostrada drejt fshatrave Kemishtaj dhe Krutje perkohesisht deri ne normalizimin e trafikut.

Ndërkohë grupi i punës po dokumenton aksidentin ku disa makina janë përplasur dhe kanë pësuar dëme materiale. Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë në këtë periudhë.

Share This Article