Skip to content

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

Posted on July 12, 2025July 12, 2025 By Isi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Vlorës, ku një grua nga Ukraina ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas informacioneve, një qytetar nga Vlora u erdhi në ndihmë nënës dhe vajzës në momentet kur ato po rrezikonin të mbyteshin në det.

Ai arriti t’i nxirrte në breg në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza ndodhet aktualisht e intubuar në spitalin e Vlorës, ndërsa nëna nuk arriti të mbijetojë.

Për shkak të faktit se viktima është shtetase e huaj, trupi i saj do të dërgohet drejt morgut të Tiranës për procedurat përkatëse.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, kur nëna dhe vajza ishin futur në det për t’u larë, por rrymat dhe dallgët i rrezikuan seriozisht.

Të dyja ishin turiste nga Ukraina dhe pushuesit e tjerë në zonë iu ofruan ndihmë të parë menjëherë, pas ndërhyrjes së parë nga qytetari që i nxori nga deti.

Sipas rrëfimeve të qytetarëve të pranishëm, ambulanca mbërriti me rreth 30 minuta vonesë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Mes kritikave të ashpra, ja cila ishte bashkia që doli “faqebardhë” para kryeministrit Edi Rama
Next Post: E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme