Skip to content

Kryebashkiaku i Konispolit s’i bindet Ramës: Drejtorët nuk i shkarkoj, i kam të rinj

Posted on July 16, 2025July 16, 2025 By Isi

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk i është përgjigjur kërkesës së kreut të qeverisë për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Dule deklaroi se drejtorët në bashkinë që ai drejton janë të rinj dhe nuk po performojnë keq, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend t’i shkarkojë.

Sipas tij, kërkesa e kryeministrit Edi Rama është keqkuptuar në media.

Ndërkohë, në Sarandë është shënuar një valë dorëheqjesh, ku nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë kanë lënë detyrat e tyre.

Kjo lëvizje vjen në një situatë ku në disa bashki të vendit janë regjistruar dorëheqje në strukturat drejtuese, pas ultimatumit të dhënë më herët nga kryeministri Rama për riorganizimin e administratave lokale.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Femra eskortë dhe në burgun e Reçit/ Përveç Ziza Pajazitit ja dy vajzat e tjera të showbizz-it që morën takim me anëtarët e “Bajrave”
Next Post: DALIN FOTOT: Kush janë vëllezërit nga Tropoja që rrëmbyen dhe torturuan për vdekje 23-vjeçarin Renis Dobra

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme