Aksident i rëndë në vend/ 10-vjeçari vdes pas përplasjes së dy fuoristradave, 3 të plagosur rëndë, detajet e para

678

Një aksident me pasojë vdekjen sapo ka ndodhur para pak minutash në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Dy mjete xhip janë përfshirë në këtë aksident, ku ka ngelur i pajetë një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj, ndërsa janë lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se xhipi tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz’, me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

Share This Article